EKONOMI

Çfarë po ndodh në tregun e këmbimit valutor? Euro-ja vijon rënien, rriten ndjeshëm dollari dhe paundi britanik

20:49 - 27.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Valuta e Euros ka vijuar rënien në raport me lekun edhe gjatë kësaj të ërkure, pavarësisht se me ritme më të ulëta krahasuar me të hënën dhe të martën.




Siç konstaton Banka e Shqipërisë, gjatë ditës së sotme, një euro është kembyer me 116.60 lekë, ndërkohë që një ditë më parë u këmbye me 116.61 lekë. Rënia është e vogël krahasuar me të hënën kur humbi 0.25 lekë brenda ditës.

Kursi i këmbimit euro/ lek gjatë korrikutNdryshe nga euro, dollari amerikan vijon të fitojë pikë ndaj lekut duke u këmbyer sot me 114.995 lekëose 0.44 lekë më shumë krahasuar me një ditë më parë. Dollari amerikan vijon rritjen prej tre ditësh në raport me lekun.

Kursi i këmbimit USD/ LekëPaundi po ashtu po fiton me shpejtësi pikë ndaj lekut. Gjatë ditës së sotme u këmbye me 138.77 lekë, ndërkohë që një ditë më parë u këmbye me 137.55 lekë. Kjo është një rritje e ndjeshme krahasuar me dy monedhat e tjera të forta.

Kursi i këmbimit paund britanik/ lekë gjatë korrikut


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.