Kronikë

Gjendet e pajetë një grua në Lezhë, djali e saj e kishte denoncuar të zhdukur ditën e sotme! Çfarë u gjet nga kqyrja paraprake

21:35 - 27.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trupi i pajetë i një qytetareje të moshuar është gjetur gjatë mbrëmjes së sotme në Lezhë, pak orë pasi djali i saj e kishte denoncuar të zhdukur në polici.




Autoritetet bëjnë me dije se rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin.

Pas zbulimit, trupi i viktimës është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për këtë shtetase, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. ( djali i saj) për të bërë kallzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.