LAJMI I FUNDIT

Jamarbër Malltezi: A ka shtetas rusë në kompanitë guackë të inceneratorëve?

10:50 - 27.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka denoncuar sërish skandalin me inceneratorin e Tiranës, për të cilin tha se deri më sot, janë paguar 45 milionë euro për ndërtimin e tij por incenerator nuk ka.




“Ku shkuan paratë? Incenerator nuk ka”, tha Abi Malltezi nga zyra e shtypit e PD në një deklaratë për mediat.

PD ka shtruar disa pyetje ku mes të cilave flitet dhe për dyshime për përfshirje të shtetasve rusë.

“A kishte shtetase ruse që financonin në emër të guackës gjyshe? Kush shqiptar di të thotë ku shkuan paratë e shqiptarëve? Shtetas të huaj përfshirë shtetas rusë e dinë ku shkuan paratë e shqiptarëve”, tha ai.

Firmë guackë ruse për inceneratorët/ Malltezi bën 7 pyetje: Kush po i ndal drejtorët të ndërpresin pagesat?

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Abi Malltezi

Kjo është një foto e Sharrës në ditët e sotme.

BINGO bën ai që gjen se ku është inceneratori!

Por për inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 milione € deri më sot për t’u ndërtuar! Ku shkuan paratë?

Ka mbi 3 vjet qe po paguhet nga 29 €/ton mbetje ndonëse incenerator nuk ka!

Edhe sipas kontratës ne fuqi derisa te funksiononte inceneratori do duhej paguar veç 12 €/ton, jo 29!

NUK PRANOJME MË “Ç’më duhet mua për kontratën?”

Ja disa pyetje të thjeshta:

1.  Pse po paguajnë prej 3 vitesh qytetarët e Tiranes nga 29 euro/ton ndërkohë që ka veဧ landfill dhe duhej paguar vec 12 euro/ton derisa të funksiononte landfilli?
2.  Kush genjeu sikur kompania në Hollandë kish experience ndërkohë që ajo ishte thjesht guackë?
3.  Pse Edi Rama i dha 8 pike bonus një guacke të sapokrijuar?
4.  Pse krijuan guacka bija, guacka nona dhe guacka gjyshe?
5.  A kish shtetase ruse qe firmoste ne emër të guackës gjyshe? Kush shqiptar di te thote se ku shkuan paratë e shqiptareve? E pra shtetas të huaj përfshire shtetas ruse e dinë fare mire.
6.  Kush i ndaloi autoritetet dhe drejtorite të vepronin ndaj këtyre shkeljeve?
7.  Kush po i ndal edhe sot drejtoritë të ndërpresin financimet për korrupsionin gjigand të inceneratoreve?
Janë pyetje shumë të thjeshta për qytetaret por shuuuumë të vështira për drejtësine e Soros.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.