LAJMI I FUNDIT

“Konfirmoni numrin e punonjësve”/ Deputeti i PD-së nxjerr ‘sms’-në: Rama po kërkon ta marrë zvarrë administratën në një antimiting të 7 Korrikut

20:26 - 27.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar një mesazh që sipas tij i është dërguar administratës për të marrë pjesë më 28 korrik në atë që e quan festë për hapjen e negociatave.




Boçi shkruan se gjoja-festën për hapjen e negociatave Rama synon ta kthejë në një antimiting të 7 Korrikut. Sipas tij, urdhrat verbalë e sms janë të prerë: Askush të mos mungojë!

POSTIMI I PLOTË:

Rama gjoja-festën për hapjen e negociatave po synon ta kthejë në një antimiting të 7 Korrikut.
Kërkon t’i dëftejë botës mbarë se sa të lumtur janë shqiptarët nën regjimin e tij.
Për këtë kërkon ta marrë zvarrë administratën bashkë me gëzimin e saj që ajo ta shpërthejë me zor atë në shesh.
Urdhrat verbalë e sms janë të prerë.
Askush të mos mungojë!!!
Tamam tamam i bie sipas asaj shprehjes me pak ndryshim:
“Kërcen administrata nga belaja”
Ja një sms ftesë-kërcimi

  • foto galeri


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.