Kryesore

Legjendat në ring, nisin përgatitjet e përballjes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather

10:47 - 27.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Floyd Mayweather dhe Conor McGregor janë “shumë afër” arritjes së një marrëveshjeje për një tjetër përballje miliona dollarëshe, sipas një burimi të TheSun.




“Është rënë dakord për kushtet personale”, sipas burimit të brendshëm, por ka ende argumente për numrin e raundeve me Notorious që dëshiron dhjetë raunde.

Beteja në ring do të jetë vlejë 155 milion paund, që do të thotë se irlandezi, i cili ka shtuar disa kilogram që prej momentit kur theu këmbën, tashmë do t’i duhet të humbasë pak peshë.

Burimi i afërt me kampin e Money tha për The Sun: “Connor do ta pranojë betejën vetëm me kusht që Floyd të jetë i gatshëm të vendosë rekordin e tij profesional – kështu që përballja nuk do të jetë thjesht për ekspozitë, por do të jetë një luftë zyrtare.

“Do të jetë hera e fundit që Floyd del në ring, kështu që nuk duhet humbur. Marrëveshja është shumë afër realizimit. Do të jetë një shfaqje përfundimtare dhe po, rekordet do të jenë në rrezik. Floyd e sheh atë si fundin e epokës Mayweather dhe fillimin e epokës së Gervonta Davis. Ai beson se do të jetë ndeshja më e madhe që ka parë ndonjëherë njerëzimi dhe ka thënë se do të jetë diçka spektakolare”, tha burimi për TheSun.

Lajmi vjen në një kohë kur zërat qarkullua se Mayweather dyshohet se i bëri një ofertë prej 157.9 milionë dollarësh Conor McGregor për një përplasje, me kampionin e pamposhtur që mburret se lufta do të jetë “punë e lehtë dhe para e lehtë”.

Mayweather, 45 vjeç, thuhet se po stërvitet “sikur të jetë 30 vjeç” për përballjen me legjendën e UFC-së./BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.