LAJMI I FUNDIT

Liga e Kombeve/ Shqipëria rikthehet në shtator, si është situata në grupin e kuqezinjve!

08:54 - 27.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja A do të rizbresë në fushën e lojës në muajin shtator, për të vazhduar rrugëtimin në kompeticionin e Ligës së Kombeve. Me përjashtimin e Rusisë, kuqezinjve u kanë mbetur edhe dy takime për të luajtur, një në shtëpi dhe një në transfertë.




Përkatësisht më datë 24 shtator, Shqipëria do të luajë në Izrael, ndërsa tri ditë më vonë do të presë në “Air Albania” përfaqësuesen e Islandës. Situata në Ligën B dhe në grupin e dytë, aty ku është ekipi ynë kombëtar, është e tillë: Izraeli dhe Islanda kanë luajtur tri ndeshje dhe të dyjave u ka mbetur vetëm ajo kundër Shqipërisë.

Ndërsa sa u përket pikëve, izraelitët mbajnë vendin e parë në grup me 5 pikë, Islanda renditet e dyta me 3 pikë dhe më pas vjen Shqipëria me 1 pikë. Vendi i parë ngjitet një ligë më lart, si dhe ka mundësi të artë për të kapur “play off”-in e Europianit të ardhshëm.

Ndërkohë, vendi i tretë nuk të zbret një ligë më poshtë, kjo për shkak se është përcaktuar Rusia si e përjashtuar. Kështu që, ndeshjet e muajit shtator kanë një rëndësi shumë të madhe për kuqezinjtë, sidomos ndeshja e parë që nuk vlen rezultat tjetër përveç fitores.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.