LAJMI I FUNDIT

Monika Kryemadhi thirrje prokurorëve specialë: SPAK të mos shkojë me pushime, të vendosë para drejtësisë shkelësit e ligjit me inceneratorët!

09:28 - 27.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të mos shkojë me pushime por të vërë para drejtësisë ata zyrtarë që kanë shkelur ligjin për skandalin me inceneratorët.




“Kush ka sy të shohë e vesh të dëgjojë e kupton qartë rolin e kryetarit të bashkisë së Tiranës për të bërë të mundur koncesionin korruptiv. Sytë e veshët e SPAK të jenë në funksion, SPAK të mos shkojë me pushime por të vendosë para drejtësisë shkelësit e ligjit dhe procedurave”.

Fjala e Monika Kryemadhit

Kush ka sy të shohë, e kush ka veshë të dëgjojë, e kupton qartë rolin e kryetarit të bashkisë Tiranë, për të bërë të mundur realizimin e koncesionit korruptiv të Tiranës. Qytetarët presin që sy dhe veshë të ketë drejtësia. SPAK të mos shkojë me pushime, por të vendosë para drejtësisë shkelësit e ligjit dhe të gjithë procedurave shtetërore. Erion Veliaj gënjen në komisionin hetimor: thotë se ka një gërmë G në Vendimin e Këshillit Bashkiak, kur JA, shikojeni, ku ka një gërmë G në këtë vendim që ai i referohet. Edhe sikur të kishte, ky vendim daton 1 muaj, pasi kontrata koncesionare ishte miratuar; dhe Erion Veliaj e kishtë dhënë dakordësine e Bashkisë Tiranë për të marrë përsipër 91 milionë euro pagesa, sic kërkohej paraprakisht për të vijuar procedurat koncesionare. Inceneratorët janë simboli i qeverisjes së vendit dhe koha nuk pret. Nuk duhet të ekzistojë asnjë hezitim, asnjë aryse për intimidim, asnjë konflikt interesi, me të afërm në punë, apo leje pallatesh në Tiranë, Durrës, apo në cfarëdo qyteti të vendit. Këto probleme i kishte drejtësia e vjetër, ndërsa ne presim, shpresojmë dhe do mbështesim me fakte, prova dhe angazhim të përditshëm, që prokurorët e SPAK të bëjnë detyrën dhe ti shërbehet mbi të gjitha interesit qytetar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.