Kryesore

(VIDEO) Për çfarë do të merret në pyetje?/ Ish-Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu paraqitet në SPAK!

10:11 - 27.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se deputeti i Partisë Demokratike do të merret sot në pyetje.




Nuk dihen ende arsyet se pse Mziu do të merret në pyetje, ndërsa të tjera detaje pritet të zbardhen.  Xhelal Mziu aktualisht është deputeti i Partisë Demokratike.

 

Kujtojmë se, Mziu po hetohet për “shpërdorim detyre” dhe çështje korrupsioni, pas dy kallëzimeve të veçuara të bazuar mbi raport auditin për strehimin social.

“Top Channel” njofton se se në dosjen e parë Mziu dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor të Bashkisë.

Siç dyshohet më tej ish kryetari nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj subjekteve, duke shkaktuar dëm bashkisë për fondin e banesave sociale. Në kallëzim sipas burimeve theksohet si dëm paraprak shuma prej mbi 22 milionë lekë.

Pasojat e shkaktuara sipas verifikimeve të kryera paraprakisht lidhen jo vetëm me interesat e bashkisë por edhe të personave qe duhet të strehoheshin në banesat sociale.

Dosja tjetër ndaj Mziut lidhet me linjat e transportit të udhëtarëve dhe lincesimin e tyre, pa patur në dosje një kontratë ndërsa mungojnë edhe dokumuenta të rëndësishëm që duhet të lëshoheshin nga autoriteti i lincensimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.