Kronikë

Plagosen shoferët në Berat, “Benz-i” përplaset me “Audi-n”! Drejtuesit e mjeteve po lëviznin me shpejtësi të madhe (FOTO)

21:22 - 27.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, pranë shkollës Kristaq Capo në Berat.




Siç edhe duket edhe nga fotot e aksidentit, dy mjetet, njëri tip “Benz” dhe tjetri tip “Audi” janë përplasur me njëri-tjetrin në rrugë. Dy mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale, ndërkohë që si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve.

Sipas News24, ata janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore,që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia.

Burimet në vendngjarje konfirmojnë se dy të rinjtë ishin duke qarkulluar me shpejtësi dhe kanë humbur kontrollin e mjeteve.

foto galeri

foto galeri

foto galeri


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.