Kronikë

Rrëmbimi i të miturit në Elbasan, policia: S’mund të konfirmohet se njëra nga palët ka marrë dhe një person tjetër pa dëshirë

23:11 - 27.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka lëshuar informacionin zyrtar në lidhje me përplasjen e dhunshme midis aloleshentëve në qendër të Elbasanit.




Me anë të një njoftimi, uniformat blu bëjnë me dije se kanë marrë një telefonatë rreth orës 22:20, se në afersi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar me njeri- tjetrin.

Dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij, por nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative, shton policia.

Njoftimi i plotë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orês 22:20, jemi njoftuar se në afersi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.

Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij.

Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.