AKTUALITET

“Sa të peshon dora more qerrata”/ Monika Kryemadhi për Veliajn: 1 firmë për inceneratorin e Tiranës=91 milionë euro

19:01 - 27.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për aferën e inceneratorëve. Ajo shkruan se Erion Veliaj ka një firmë shumë të rëndë, pasi vetëm një firmë për inceneratorin ka kushtuar 91 milionë euro.




Reagimi i plotë:

Sa të peshon dora mor qerrata, 1 firmë për inceneratorin e Tiranës = 91 milionë Euro të qytetarëve të vendit. Erion Veliaj është rrënja e inceneratorit korruptiv të Tiranës. Firma e paligjshme e tij ka mundësuar miratimin e koncesionit korruptiv, i cili ka lidhur taksat e qytetarëve të Tiranës deri në vitin 2047!

Këtë vlerë “të artë” që ka pasur firma e Veliaj, e tregon më së miri, ministri i Financave në shkresën e radhës për procedurën koncesionare: “Referuar shkresës nr. 8275/1 prot., datë 27.03.2017, me anën e së cilës Kryetari i Bashkisë Tiranë është shprehur parimisht dakord për rolin e kësaj Bashkie referuar studimit të fizibilitetit, shprehemi pa komente për sa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë.”

Revolucioni Antikorrupsion do t’i zhdukë përgjithmonë këto firma zyrtarësh publikë me vlera të frikshme, për koncesione fiktive, që i ngjajnë skemave mafioze më të sofistikuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.