Kronikë

Sulmi kibernetik mbi e-Albania, ekspertët e IT: Kanë dalë disa video, cenim i sigurisë kombëtare nëse vërtetohet rrjedhje e informacionit

23:23 - 27.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmi kibernetik mbi shërbimet online qeveritare ishte sot temë e diskutimit në emisionin “Open” në News24 ku të ftuar kanë qenë dhe ekspertë të Teknologjisë së Informacionit.




Inxhinieri dhe eksperti i IT Erion Demiri, tha se sulmi nuk ishte i thjeshtë dhe se u sulmua një strukturë e madhe. Sipas tij fillimisht u dyshua me qëllim resurset e sistemit, por u kuptua që nuk ishte diçka e tillë.

“Është një sulm i cili ne pamë që solli rënien e gjithë sistemit. Informacioni se nga mund të ketë ardhur ky sulm është akoma shumë i paktë. Sulmet ndaj rrjeteve kompjuterike të tilla janë të shumëllojshme. Kemi kuptuar deri tani që nuk ishte një sulm i thjeshtë. U sulmua një strukturë goxha e madhe.

Se nga ka ardhur është një bisedë e gjatë. Sulmi i parë që u mendua, një sulm nga jashtë për të arritur mbarimin e resurseve të këtij sistemi. Janë sulme që bëhen nga jashtë, arrijnë të kuptohen nga ISP-të. Me kalimin e ditëve u kuptua që nuk ishte diçka e tillë, pasi kanë një kohë më të shkurtër. Kur simptomat vazhduan u kuptua se ishte diçka më e rëndë”, tha Demiri.

Demiri

Ndërkohë Besmir Semanaj, ekspert i teknologjisë dhe informacionit deklaroi se nëse do vërtetohet se ka pasur rrjedhje të informacionit kemi të bëjmë me cenim të sigurisë kombëtare.

“Ndodhi ajo që Shqipëria nuk ishte e përgatitur për diçka të tillë. Që kur dolën të dhënat e patronazhistëve u tha që sistemi nuk ishte i sigurt. Bashkohem me atë që tha kolegu që ishte një sulm shumëdimensional, një sulm që dhe shtete të tjera do vuanin ta përballonin. Ata që jetojnë jashtë vazhdojnë të kenë zero akses në shërbimet e e-Albania. Sulmi është i paprecedentë nëse bazohemi te videot që shpresojmë të mos jenë të vërteta. Nëse me të vërtetë ka ndodhur ajo që tregohet në këto video të dhënat e shtetit shqiptar janë me të vërtetë në rrezik. Flasim për video ku fshihen serverat e infrastrukturës. Shteti shqiptar duhet të kishte një strukturë paralele teknologjike. Duhet të kishim një strukturë sekondare. Nëse do vërtetohet se ka pasur rrjedhje të informacionit kemi të bëjmë me cenim të sigurisë kombëtare”, tha Semanaj.

Semanaj


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.