AKTUALITET

Theri me thikë bashkatdhetarin në qendër të Brukselit, shqiptari rrezikon 6 vjet burg

20:16 - 27.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 32-vjeçar shqiptar rrezikon 6 vite burg për tentativë për vrasje. Ai ka goditur 3 herë me thikë një bashkatdhetari para një kafeneje në qendër të Brukselit.




Më 21 shkurt, shqiptari u përfshi në një diskutim në një kafene në Auguste Ortsstraat, pranë Bursës. Ai kishte refuzuar të pinte një gotë me dy bashkatdhetarë dhe kjo kishte shkaktuar tensione.

Personi u largua nga kafeneja për gjysmë ore para se të kthehej dhe të ulej pranë dy rivalëve të tij. Diskutimi rifilloi dhe të tre dolën jashtë. Aty i pandehuri ka kapur një thikë dhe ka goditur tre herë njërin nga dy të tjerët.

Viktima ka pësuar një shpim në mushkëri, “Por viktima më ka kërcënuar fillimisht me thikë”, është mbrojtur nga policia. Sipas prokurorisë, pas debatit të parë, shqiptari me paramendim është kthyer në kafene për të zgjidhur debatin. Sipas mbrojtjes, bëhej fjalë për nxitje dhe për këtë kërkohet një dënim me shtyrje. Gjykimi më 29 korrik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.