BLUETOOTH

“Unë jam gango, ti Arkimed je b***q**, legen”- Prishën raportet për shkak të Noizyt, Stresi i shkon në shtëpi Cllevios! Ç’ndodhi në takimin mes dy reperëve

16:12 - 27.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çdo gjë ka mbetur në të kaluarën tashmë. Pasi bëri paqe me Noizyn, Cllevio ka sheshuar gjërat edhe me Stresin.




Dy shokët e shumë viteve që prishën marrëdhëniet kohët e fundit pas sherrit të bujshëm ku Stresi mbajti anën e Noizyt janë bërë sërish miq. Madje, ditën e sotme reperi vizitoi Cllevion në shtëpinë e tij.

Ai ishte live në Instagram kur Stresi mbërriti duke i sjellë edhe një çantë, në të cilën nuk zbuluan se çfarë kishte. Ata shkëmbyen batuta dhe u ulën të bisedonin sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Pasi doli nga burgu në një video Cllevio tregon grafitin që ka në shtëpinë e tij duke thënë se së shpejti do shkruaj edhe emrat e shokëve të tij, përveç Stresit.

“Të gjithë çunat që janë si familje do i shkruaj te muri, përveç Arkimedit”, thotë ai gjatë videos.

Pas kësaj erdhi edhe reagimi i Stresit i cili shkroi në rrjetet sociale: “Jo se më han mua r*ku për këta tipa, unë i konsumoj ata si Khalifa”, duke mos përmendur emra.

Nga ana tjetër, Cllevio nuk u kursye ndaj tij duke e quajtur “b***q** dhe legen”, ndërsa theksoi se “nuk e fal Arkimedin”.

“Arkimedi mua më ha k***n, më ha k***n. Nuk ma hedh dot shtëpinë në erë Arkimedi mua. O Arkimed k…. e kam me ty unë personalisht. Unë s’vij dot tek shtëpia jote të hedh në erë nënën time dhe dajën, se i thërras “dajë” unë, e di ti. Nuk ma kap imagjinata ta bëj këtë muhabet shoqëror se e di që prekesh t’i të të them do ta hedh shtëpinë në erë, se prekesh. Më the b***q**, më the legen, më the ta them në mënyrë shoqërore, the dhe unë dakord.

Nuk them gjë unë se më the b***q**, apo legen, por unë nuk jam as b***q**, dhe as legen. Unë jam gango, ti je b***q**, ti je legen. Seriozisht, seriozisht jo muhabete kështu. Tani, shtëpinë në erë që ke thënë ti aty, s’ta fal unë këtë muhabet. Nuk ta fal. Unë s’ta hedh shtëpinë në erë kurrë, ti e di pse e bën, e di unë Arkimedi“, tha Cllevio.

Edhe pse ishte mik me Cllevion, Stresi mbajti anën e Noizyt në sherrin e tyre. Ai u shpreh se këtë situatë ia kishte parashikuar, që pas sharjeve të mikut të tij disa kohë më parë kundrejtë familjes së Noizyt.

“Ca ka*in doni me tregu live. Ju ta hani mu*tin,  ju të live-it. Klevio ka bo çfarë ka merituar e dinë edhe vetë Klevio, se ja kam parashikuar meqë doni me ditë. Se më keni çuar 8000 mesazhe. Nuk mbroj kërkënd unë kur i shahet motra. Kam hy tri herë me i mbyll këto muhabete. Nuk është Klevioli i vetmi shokë i imi që goditet. Është i dyti, edhe pse, se s’më ka dëgjuar mua. Unë i kam lutë, mos e vëlla mos ia shaj motrën kërkujë. Leni budallaqet. Rrini të qetë, mos u bini njerëzve në qafë. Mundohuni me i harru disa gjëra,”-u shpreh Stresi asokohe.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.