AKTUALITET

Aksident në Pogradec, “Benzi” përplaset me kamionin, plagoset një prej drejtuesve

14:27 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur sot rreth orës 13:00, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Hudënisht.




Dy automjete, njëri tip “Benz” me drejtues shtetasin J. M., dhe tjetri kamion, me drejtues shtetasin N. N janë përfshirë në një aksident rrugor.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i Benzit, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. N., po kryen veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.