AKTUALITET

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Zvicër, i gjendet 1 kilogram kokainë dhe 7 heroinë

10:34 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar 24-vjeçar është arrestuar në Zvicër. Policia e Solothurnit ka sekuestruar mbi 7 kilogramë heroinë dhe rreth 1 kilogram kokainë gjatë një kontrolli shtëpie në Zuchwil SO rreth një javë më parë.




Sipas njoftimit të policisë vlera e drogës llogaritet në 100 mijë franga. 24-vjeçari shqiptar u kontrollua nga një patrullë të mërkurën pasi lëvizjet e tij ngjallën dyshime tek oficerët e policisë.

Duke qenë se nuk kishte dokumente identifikimi, efektivët e dërguan në komisariat për t’u kontrolluar.

Pas sqarimeve dhe hetimeve, prokuroria publike ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë së 24-vjeçarit. Droga u sekuestrua, ndërsa 24-vjeçari është ende në paraburgim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.