BLUETOOTH

Chris Rock/ Heshtja ndaj shuplakës së Oscarit të Will Smith: Unë nuk jam viktimë

17:43 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonëse ka shumë kohë që ka kaluar, Chris Rock më në fund ka “thyer” heshtjen e tij në lidhje me shuplakën që mori nga Will Smith në Çmimet Oscar.




Kujtojmë se Will Smith doli në skenë teksa po fliste prezantuesi i ndarjes së çmimeve të radhës Chris Rock, e qëlloi me shuplakë dhe u kthye në vendin e tij.

Në veçanti, ndërsa Rock po prezantonte çmimin për dokumentarin më të mirë, ai sugjeroi që Smith të xhironte një vazhdim të “GI Jane”, në të cilin Demi Moore kishte luajtur me kokën e rruar. Në momentin që Rock bëri shaka, Smith u shfaq duke qeshur, por gruaja e tij bëri një fytyrë duke treguar se nuk i pëlqente fare ajo që dëgjoi.

Smith pa thënë asgjë dhe qartësisht i mërzitur, u ngrit nga vendi me gjithë sytë nga ai, u ndal përballë humoristit të famshëm amerikan, e goditi me shuplakë dhe u kthye në vendin e tij.

Muaj pas incidentit, Chris Rock gjatë një eventi në Madison Square Garden të shtunën, donte t’i bënte të qartë audiencës së tij se nuk e konsideron veten “viktimë” në asnjë mënyrë.

“Unë nuk jam viktimë dhe as kam shkuar në spital për diçka të tillë. Është si të shërohesh nga një prerje letre”, ka thënë aktori humoristik me humorin e tij karakteristik.

Më pas Kevin Hart, i cili gjithashtu mori pjesë në këtë event, solli në skenë një mace live dhe e prezantoi si… Will Smith. Në atë kohë, Chris Rock bëri shaka: “Nëse dikush pret që unë të flas publikisht për këtë, ata do të zhgënjehen, nuk do ta bëj. Do ta çoj në Netflix dhe do të shihni se çfarë kam për të thënë atje”.

Aktori i humorit në një deklaratë të mëparshme kishte thënë se nuk do të fliste për shuplakën derisa të shihte një çek me emrin e tij të shkruar. “Une jam mire. Unë kam një emision të tërë dhe nuk do të diskutoj asgjë për të derisa të paguhem”, kishte thënë ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.