AKTUALITET

Çmenduria saudite/ 1 trilion dollarë për të ndërtuar qytetin e parë artifical me 5 milionë banorë

15:04 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Plani madhështor për të ndërtuar një metropol që do të duket si një film fantastiko-shkencor u njoftua nga princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, 24 orë përpara vizitës së tij zyrtare në Greqi.




Qyteti i ri do të jetë në gjendje të strehojë pothuajse pesë milionë banorë kur të jetë gati me mega projektin NEOM siç quhet, në thelb duke u krahasuar me dy rrokaqiejt paralelë të cilët do të shtrihen në një distancë prej 170 kilometrash me një lartësi prej 500 metrash! Për ndërtimin e tij, qeveria e Riadit është gati të shpenzojë shumën prej një trilion dollarë!

Qyteti artificial “Neom”, siç raportohet nga Wall Street Journal, do të jetë një nga projektet më të mëdha dhe më komplekse të ndërtimit në botë, duke transformuar një zonë shkretëtirë sa Belgjika. Për ndërtimin e “Neom” llogaritet se do të punojnë 500 deri në 600 mijë persona ndërsa do të përfshihen kompani nga 50 vende nga e gjithë bota!

Qyteti i ri do t’i vendosë qytetarët në ‘vijën e parë’ duke ofruar një përvojë të paprecedentë jetese urbane duke respektuar mjedisin më të gjerë. Nuk do të ketë rrugë me makina, ndërsa synimi është që të kemi zero emisione. Qyteti do të përdorë 100% energji të rinovueshme. Gjerësia e tij do të jetë vetëm 200 metra por gjatësia do të arrijë në 170 kilometra ndërsa lartësia do të arrijë në 500 metra mbi nivelin e detit.

Plani kërkon ndërtimin e dy ndërtesave të mëdha – po flasim për rrokaqiejt e mbuluar me pasqyra – që do të shtrihen më shumë se 170 kilometra në gjatësi, e cila do të përfshijë qytetin e ri me 5 milionë banorë. Zonat e të gjithë kompleksit rezidencial do të lidhen me një rrjet hekurudhor të shpejtë. Në fakt, sipas kompanisë prodhuese, lidhja nga fundi në fund do të bëhet në vetëm 20 minuta.

Në hapësirat boshe mes rrokaqiejve të xhamit do të ketë pemë dhe shërbime që do të punojnë me inteligjencën artificiale.

Kur princi saudit u pyet se pse dëshiron të krijohet qyteti i ri, ai u tha gazetarëve se plani i tij për të ribërë vendin e tij përfshin gjithashtu rritjen e popullsisë së tij nga 34 milionë në 50-60 milionë deri në vitin 2030, me gjysmën) që do të përbëhet nga të huaj, në vend të një të tretës që është sot. Kryetari i “Fondit NEOM” është vetë Princi i Kurorës i Arabisë Saudite , Mohammed Bin Salman.

Në deklaratat e tij zyrtare, ai tha se qyteti i ri i përgjigjet sfidave të ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmërisë në epokën e re. Ai tha gjithashtu se deri në vitin 2030 pritet të krijohen 380 mijë vende pune në peizazhin e ri rezidencial për ta bërë atë atraktiv për akomodim.

Faza e parë e projektit do të përfundojë deri në vitin 2030 me një pjesë të madhe të kostos që mbulohet nga fondi sovran i pasurisë së mbretërisë, pas iniciativës së Salman. Në të njëjtën kohë, investitorët privatë nga Arabia Saudite dhe jashtë saj janë ftuar për të përfunduar fazën e dytë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.