LAJMI I FUNDIT

Europa Conference League/ Laçi favorit për të kaluar në turin e tretë, beson Vllaznia, Tiranës i duhet një mrekulli!

12:11 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmja e sotme do të gjejë të imponuara tre ekipe shqiptare në Kupat e Evropës, më saktë në ndeshjet e kthimit të turit të dytë eliminator të Conference League.




Skuadra e parë është Vllaznia që zbret në fushë në Rumani ndaj Universitatea Craiova, teksa do ta nisë sfidën në orën 19:30. Sfida e parë në Shkodër ka përfunduar në barazim 1-1, por fjala e fundit ende nuk është e thënë, edhe pse tashmë kuqeblutë nuk janë favoritë.

Më pas, do të jetë radha e Laçit, që në orën 20:00 pret moldavët e Petrocub në stadiumin “Elbasan Arena”. Takimi i parë ka përfunduar në barazim pa gola në transfertë dhe kurbinasit shihen favoritë për të shkuar në turin e tretë të Conference League.

Dhe në orën 21:00 do të jetë radha e Tiranës, që do të jetë e impenjuar kundër kampionëve të Zrinjskit. Boshnjakët e fituan 0-1 takimin e parë në “Air Albania” dhe janë favoritë për të ecur më tej. Gjithsesi, bardheblutë nuk janë dorëzuar dhe pritet të bëjnë përmbysjen, edhe pse luhet jashtë fushe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.