Kronikë

Kamioni përmbyset në aksin Kalimash-Morinë, shoferi transportohet me urgjencë drejt Traumës në Tiranë!

22:55 - 28.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kalimash-Morinë. Policia bën me dije se një automjet, kamion është përmbysur në rrugë.




Për pasojë ka mbetur i dëmtuar shoferi i saj i cili është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

“Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Kalimash-Morinë, shtetasi S. G., duke drejtuar automjetin (kamion), ka humbur kontrollin dhe për pasojë kamioni është përmbysur. 

Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi S. G., banues në Tiranë, i cili po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.