AKTUALITET

Kurti nga SHBA: Marrëdhëniet me Serbinë s’janë normale, duam normalizim

19:17 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar ditën e sotme në Uashington, pas nënshkrimit të marrëveshjes Kompakt me MCC-në gjatë ditë së djeshme. Gjatë qëndrimit, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani, kanë takuar edhe Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. Kurti, duke folur për Zërin e Amerikës, ka thënë se takimi me Blinken është kremtim i marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, të cilat, sipas tij, po hyjnë në një fazë të re, edhe si rezultat i zhvillimeve rajonale e globale.




“Me Sekretarin Blinken, diskutuam që është e domosdoshme që marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme t’i thellojmë me bashkëpunim ekonomik dhe rritje të shkëmbimit tregtar. Po ashtu, bujqësia dhe mbrojtja janë dy fusha ku duam ta rrisim bashkëpunimin. Takimi me Blinken ishte i përzemërt, është kremtim i marrëdhënieve tona që po hyjnë në një fazë të re. Investimi amerikan në Kosovë do të vijë duke u shtuar, sfidat në rajon po shtohen”, ka thënë Kurti.

Kurti është pyetur edhe për çështjen e dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se e pranon që marrëdhëniet me Sebinë janë jonormale, të cilat duhet të normalizohen përmes dialogut dhe një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të përqendruar në njohje reciproke.

“Nuk i kemi mohuar bisedimet, por Kosova duhet të jetë palë dhe jo temë. Në të njëjtën kohë, e pranojmë se marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale dhe ne duam normalizim të marrëdhënieve. Dhe normaizlimi bëhet me dialog, që bëhet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme të përqendruar te njohja reciproke. Këtu kemi mirëkuptim të plotë me Sekrektarin Blinken”, ka deklaruar ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.