AKTUALITET

Lëvizte pa mjet identifikim, policia e Zvicrës arreston të riun shqiptar, në banesë iu gjetën kokainë në vlerë qindra mijëra franga

19:39 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Solothurnit në Zvicër zbuloi shtatë kilogramë heroinë dhe një kilogram kokainë javën e kaluar gjatë një kontrolli në Zuchëil (SO). Vlera e drogës llogaritet në disa qindra mijëra franga, tha sot policia kantonale. Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar.




Një patrullë policie e kishte kontrolluar shqiptarin për shkak të “sjelljes së dyshimtë”, thuhet në deklaratë. Duke qenë se nuk kishte dokumente identiteti, efektivët e dërguan në komisariat për verifikim.

Pas sqarimeve dhe hetimeve të mëtejshme, Ministria Publike urdhëroi kontrollin e shtëpisë, ku u gjet dhe u sekuestrua droga.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.