AKTUALITET

Lindita Nikolla i përgjigjet akuzave të Petrit Vasilit për dosjet e sigurimit: Kishte interes të madh, informova mbi letrën e Autoritetit të Dosjeve

15:11 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla iu përgjigjur akuzave të Petrit Vasilit, se vendosi Kuvendin në funksion të skenarëve të neveritshëm politikë, pas deklaratës së saj në media “se ishte gatshme për të mbledhur Parlamentin në çdo kohë lidhur me shqetësimet e ngritura nga Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit për politikanin I.M.”




Lindita Nikolla u shpreh se dekarata e saj erdhi “nisur nga interesimi i madh i mediave dhe informoi mbi letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit nga Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Lindita Nikolla në letrën zyrtare: “Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, nr. 2665, datë 28.07.2022, Ju bëj me dije si më poshtë:

Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit.

Në deklaratën time të datës 27 korrik, nisur nga interesimi i madh i mediave, informova mbi letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit nga Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i cili raporton në Kuvendin e Shqipërisë, “Informacion mbi disa çështje të cilat Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ndesh gjatë punës së tij të përditshme”, të cilën e gjeni bashkangjitur.

Është në praktikën parlamentare që Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit.

Deputeti Petrit Vasili iu drejtua me një kërkesë zyrtare për informim kryeparlamentares Nikolla lidhur me atë që ai e quajti “aferën e Autoritetit të Dosjeve”.

“Keqpërdorimi dhe shpërdorimi skandaloz i Kuvendit të Shqipërisë duke e vendosur ate në funksion të skenarëve të neveritshëm politike, të ndërtuar me regji të qeverisë e për qëllimet e saj, e me skenare te ngjashem me ata te Sigurimit të Shtetit të dikurshëm dhe të banuar mbi letra anonime e së tjera perversitete antiligjor e antishtet, ju ngarkon me përgjegjest teper te rende”, shkroi Vasili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.