AKTUALITET

Mbetet mister zhdukja e 49 arkave me banane në kontejnerin nga Ekuadori, pritet lirimi i 7 të arrestuarve!

09:32 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbetet mister zhdukja e 49 arkave me banane brenda të cilave dyshohet të ketë pasur kokainë. Kontejneri i ardhur nga Ekuadori rezultoi pa plumbçe dhe në mungesë të një pjese të ngarkesës.




Punonjësit e sigurisë dhe konkretisht ata të monitorimit të kamerave në sallën operative do të lirohen nga burgu. Kështu, për  Gentian Halilin, Rajd Bletën, Gjergji Doracin, Shefqet Elezin, Profit Tilën dhe Skënder Plakun sot prokurori Afrim Shehu do të kërkojë zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitjeje.

Gjithashtu edhe për dy punonjësit e kompanisë Ziko shpk, Altin Muhametaj, Mazmi Allgjata do të kërkojë zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg, në detyrim paraqitjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.