BLUETOOTH

Në javët e fundit të shtatzënisë, Ilda Bejleri poston foton e parë me barkun e rrumbullakosur

18:34 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja e njohur Ilda Bejleri ka konfirmuar shtatzëninë duke postuar sot foton e parë me barkun e rrumbullakosur.




Ilda ka ripostuar një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e rrethuar nga mikeshat e saj.

Kjo është hera e parë që moderatorja poston foto ku shfaq barkun e rrumbullakosur, edhe pse është në javët e fundit të shtatzënisë.

Në qershor ajo postoi një foto nga pushimet ku ishte përpjekur mos të nxirte në pah barkun dhe shkruante se po pinte thjesht një limonatë, gjë që u kuptua si konfirmim i shtatzënisë.

Moderatorja që prej kohësh është shkëputur nga ekrani thuhet se është në lidhje me një biznesmen nga Shkodra.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.