AKTUALITET

Pas denoncimeve me fakte për Gent Gazhelin, PD: Mëkëmbës i Edi Ramës, sot i ka krahët e ngrohta, por e sigurojmë se forca ligjit do veprojë

14:40 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka reaguar pas denoncimeve me fakte të kontrabandës sistematike që lejohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e drejtuar nga Gent Gazheli.




Pas bërjes publike nga News 24, të një email-i të një zyrtari të Doganave që denoncon eprorët të cilët nuk lejojnë kontrollin e një kamioni me mallra kontrabandë, PD “i ka kërkuar Gent Gazhelit të “hapë krahun”.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Çlirim Gjata u shpreh se “si mëkëmbës i Edi Ramës në dogana, Gent i ka krahët e ngrohta sot”, por e siguroi se “forca e ligjit do të veprojë në mos sot, mot”.

“Partia Demokratike i kërkon mbretit Gent të vjedhjes në dogana “të hapë krahun”. Çdo ditë e tij me butonin e traut në dorë është një vjedhje më shumë në arkën e përbashkët publike, një dorë më shumë në xhepin e çdo qytetari. Si mëkëmbës i Edi Ramës në dogana, ai i ka krahët e ngrohta sot, por ne e sigurojmë se forca e ligjit do të veprojë.  Në mos sot, mot!”, thotë Gjata.

Njoftimi i plotë:

Raportimet mediatike nxjerrin çdo ditë një provë të re për përfshirjen në vjedhje të kryedoganierit Gent Gazheli.

Fakti më i fundit është një e-mail i drejtorit të Antikontrabandës detare i cili i kërkon Gazhelit kontrollin e një kamioni me mallra kontrabandë.

Sipas e-mailit që po e tregojmë këtu, drejtori i Antikontrabandës detare flet për shkelje të përsëritura nga i njëjti kundërvajtës, me bekimin e shefave në doganë.

“Eprorët bëjnë çmos që ky mjeti i dyshuar si transportues mallrash kontrabandë të mos kontrollohet’, thuhet në e-mail.

Partia Demokratike denoncon këtë vjedhje të dyfishtë.

Së pari, është zhvatja e shtetit, duke kaluar mallra pa tarifa doganore ose me tarifa të reduktuara.

Së dyti, është vjedhja e drejtpërdrejtë e konsumatorit.

Sipas komunikimit, bëhet me dije se mallrat e pazhdoganuara janë produkte të falsifikuara të firmave të shtrenjta të modës, të cilat shiten në butikët e shtrenjtë të Tiranës si origjinale.

Për të sfiduar drejtorin e Përgjithshëm të Doganave në këtë rast korruptiv, zyrtari i Antikontrabandës detare i drejtohet me fjalët ‘hape kamionin!’

Partia Demokratike i kërkon mbretit Gent të vjedhjes në dogana “të hapë krahun”.

Çdo ditë e tij me butonin e traut në dorë është një vjedhje më shumë në arkën e përbashkët publike, një dorë më shumë në xhepin e çdo qytetari.

Si mëkëmbës i Edi Ramës në dogana, ai i ka krahët e ngrohta sot, por ne e sigurojmë se forca e ligjit do të veprojë.

Në mos sot, mot!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.