AKTUALITET

“Kam një pako për ty. Hajde merre në Sauk, por është pak me rrezik”/ Zbardhet dëshmia e personit të arrestuar me ish-efektivin e RENEAS: Në telefon kam të regjistruar…

12:04 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë për ish- efektivin e RENEA-s Remal Rada dhe shtetasin Elton Hithi të arrestuar në të njëjtën kohë. Gjykata vendosi që për dy të pandehurit të vendoset masa arrest me burg.




BalkanWeb bën me dije se Hithi ka një alibi. Ai ka kërkuar masë më afat duke pretenduar se e ka telefonuar një person i panjohur në emër të një të njohurit të tij në Angli, dhe i ka thënë:

“kam një pako për ty. Hajde merre në Sauk, por është pak me rrezik”.

Hithi pretendon se ka shkuar për korrektësi me shokun në Angli dhe e ka filmuar me telefon takimin. Pasi ka shkuar me Radën e ka marrë pakon dhe e ka vënë në makinë. Pak metra më poshtë i ka ndalur policia. Hithi pretendon se i ka në telefon edhe videon edhe kontaktet e personit që e ka telefonuar.

Një ditë më parë dy të arrestuarit kanë refuzuar të japin mostër ADN-je.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.