LAJMI I FUNDIT

Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohet Tirana në transfertën boshnjake

20:21 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tirana do të tentojë përmbysjen e madhe në Bsonjë, ndaj skuadrës së Zrinjski Mostar. Në 21:00, kampionët e Shqipërisë kanë detyrë të triumfojnë në duelin e vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Konferencës, teksa sfida e parë në “Air Albania” përfundoi me rezultatin 0-1.




Trajneri Orges Shehi ka zbardhur titullarët e këtij takimi. Bardheblutë luajnë me formacionin tip, teksa skema do jetë 4-3-3. Xhixha dhe Seferi nga krahët, me De Silva që ka detyrë të krijojë hapësira në sulm. Ky duel do të gjykohet nga turku Kemal Ugurlu.

Formacionet zyrtare:

Zrinjski: 4-2-3-1: Condric, Corluca, Magdic, Barisic, Memija, Kamenar, Savic, Ticinovic, Jankovic, Jukic, Bilbija Trajner: Sergej Jakirovic

Tirana 4-3-3: Bekaj, Toshevski, Behiratçe, Najdovski, Ismajlgeci, Totre, Limaj, Aleski, Xhixha, Seferi, De Silva Trajner: Orges Shehi

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.