AKTUALITET

Si ndodhi sherri mes të rinjve/ Merr fund pengmarrja në Elbasan, kapen autorët, lirohet adoleshenti!

11:22 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Merr fund peng marrja në Elbasan e ndodhur mbrëmjen e djeshme. Ndonëse policia e Elbasanit deklaroi se nga veprimet hetimore nuk konfirmohej peng marrja, burimet thanë se ditën e sotme janë arrestuar autorët dhe është liruar adoleshenti i cili ishte marrë me forcë nga një makinë.




Ngjarja erdhi pas një përleshjeje mes dy grupeve adoleshentësh mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:20 pranë stadiumit në Elbasan. Në konflikt e sipër sipas të dhënave të ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa dëshirën e tij.

“Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vërtetësinë e ngjarjes, ndërkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet”, njoftoi policia në mesnatë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.