AKTUALITET

Si po bien të besuarit e Ramës/ Mashtrim e falsifikim, Kryebashkiakja e Dimalit përfundon në SPAK pas gjyqit në Berat

14:04 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas një betejë që zgjati plot 2 vite me procese gjyqësore të pafundme Petrit Baho më në fund do të gëzojë pronën e tij pasi e fitoi çështjen ndaj kryebashkiakes së Dimalit, Juljana Memaj, të cilën e paditi për shkatërrim prone.




Gjykata e Beratit e përcolli në SPAK vendimin për të hetuar zyrtaren Memaj për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Bashkëshortët Baho nga fshati Poshnje tregojnë se kalvari i padrejtësive dhe përpjekjeve nisi 2 vite më parë kur bashkia Dimal pronën e tyre, të cilën bashkëshortët thonë se e disponojnë me certifikata të rregullta, ia dha një shtetasi tjetër për ndërtimin e një resorti.

Bashkëshortët Baho denoncuan kryebashkiaken e Dimalit Juljana Memaj si dhe 2 punonjës të IMT-së për shpërdorim detyre, shkatërrim të pronës private, mashtrim dhe falsifikim.

Sot pas një hetimi 2-vjeçar Gjykata e Beratit ka përfunduar gjykimin e çështjes dhe i ka dhënë të drejtë Bahos pasi sipas provave ka rezultuar se bashkia Dimal ka shkelur ligjin dhe ka favorizuar haptazi për qëllime përfitimi shtetasin tjetër duke ndërtuar pa leje një resort dhe një klinikë mjekësore në pronën e Bahos dhe në “tokë shtet”.

Në përfundim Gjykata e Beratit vendosi që bashkia të pushojë cenimin e pronësisë së paditësit Petrit Baho dhe të mos e përsërisë më në të ardhmen ndërsa bashkia të prishë me shpenzimet e veta ndërtimet mbi pronën e paditësit. /News24


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.