AKTUALITET

Tirana nuk gjen qetësi/ Shpërthim i fuqishëm tritoli në një servis makinash në zonën e Liqenit të Thatë!

08:45 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një servis automjetesh në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Ky biznes është në pronësi të shtetasit me inicialet R.P., ndërsa sipas policisë si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale.




Ndërkohë, grupi i ekspertëve kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkatëse.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 28.07.2022, në orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një servis automjetesh, në pronësi të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.