AKTUALITET

(VIDEO) 45-vjeçari me pistoletë me silenciator, thika e municione në makinë ngre në këmbë Policinë e Tiranës!

11:11 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi është kapur nga uniformat blu me armë zjarri, armë të ftohta dhe municione në automjetin e tij.




Policia njofton se janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive, tre thika, krehër, municion luftarak, silenciator dhe 2 aparate celulare, ndërkohë që ka vënë në pranga edhe një tjetër të ri, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Tiranë/ Finalizohet, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Pasagjeri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive, tre thika, krehër, municion luftarak, silenciator dhe 2 aparate celulare. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Agush Gjergjevica”, në një automjet, po qarkullonte 1 shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pasagjeri”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”; M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Në rrugën “Agush Gjergjevica”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M. dhe pasagjer shtetasin E. K. Gjatë kontrollit në çantën e dorës së shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një silenciator. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën një pushkë sportive, tre thika dhe municion luftarak. Shtetasi M. M. ka patur dijeni për krimin, por nuk ka kallëzuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.