Kryesore

Ambasadorja e SHBA falënderon Veliajn për koncertin e djeshëm: Një festë fantastike, jeni më të mirët!

11:33 - 29.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka falënderuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për organizimin e një koncerti fantastik dje në sheshin “Skënderbej”, për hapjen e negociatave dhe 100-vjetorin e lidhjes diplomatike Shqipëri-SHBA.




Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Kim shkruan:

“Një festë fantastike mbrëmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Amerikës dhe Shqipërisë dhe çeljen e negociatave me BE. HISTORI! Faleminderit të gjithë artistëve, Tiranës dhe Erion Veliajt për një natë të paharrueshme. Faleminderit liderëve që kanë punuar për forcimin e marrëdhënieve tona ndër vite. Mbi të gjitha, falenderoj popullin e Shqipërisë për sakrificat, punën e palodhur, vendosmërinë dhe optimizmin tuaj, që kanë prodhuar këto arritje historike. Jeni më të mirët!”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.