Kryesore

Berisha: Antimitingu, si koncert funeber, Kim dhe Rama dëmtuan imazhin e SHBA!

12:39 - 29.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se administrate e braktisi mitingun e organizuar nga Partia Socialiste në sheshin Skënderbej, duke i lënë socialistët të përqafohen mes njëri tjetrit si në një koncert funebër. Berisha komentoi edhe faktin që ambasadorja amerikane nuk e ftoi në pritjen organizuar me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.




“Znj.Kim duke mos më ftuar, më nderon. Më nderon. Kjo për faktin se ajo me qëndrimet e saj ka dëmtuar bashkë me Edi Ramën dhe mafian e Xhorxh Sorosit, perceptimin dhe imazhin e shkëlqyer që kanë pasur shqiptarët për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U ndjeva i privilegjuar që e nderova ngjarjen midis mirditorëve, shqiptarët më tradicionalë të të gjitha kohërave.

Sali Berisha dhe PD kanë kontributet më të pakrahasueshme me SHBA. Në këtë kontekst, nuk e nderojnë por e turpërojnë marrëdhënien me SHBA figura si Edi Rama dhe Taulant Balla. Këto janë mendimet e mia, por asgjë nuk ma lëkund mua besimin te SHBA si partneri strategjik.

Më lejo të falenderoj dhjetëra, mos qindra mijëra punonjës rrogëtarë buxhetorë, që e braktisën dhe e shndërruan atë një koncert funebër dhe i lanë duke përqafuar njëri tjetrin për braktisjen masive që i bëri administrata për detyrimin antiligjor për të marrë pjesë në atë antimiting” u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.