LAJMI I FUNDIT

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse rrit çmimin e energjisë, do të përballesh me protestat me të mëdha e padëgjuara që ka pasur ndonjëherë vendi!

12:32 - 29.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në deklaratën e tij për mediat, u shpreh se nëse Rama dhe qeveria e tij vendosin të rrisin çmimin e energjisë elektrike, ata do të përballen me protestat më të mëdha dhe më të fuqishme që ka pasur ndonjëherë vendi ynë.




Berisha nuk nguroi të thoshte edhe se zbrazja që po u bëhet digave të hidrocentraleve, nuk është gjë tjetër veçse një tjetër aferë korruptive dhe një minierë më e madhe se Sharra për të vjedhur qytetarët shqiptarë.

“Sikurse e shihni kemi të bëjmë me një mekanizëm monstruoz vjedhjesh dhe Edi Rama kërcënon me rritjen e çmimit. Le të ndalemi tek çmimi. 60 për qind e energjisë në Gjermani prodhohet nga gazi dha nafta, ndërsa në Shqipëri nuk prodhohet asnjë kilovat nga gazi dhe nafta. Nuk ka vend në botë që tu shesë energjinë qytetarëve të tij energjinë me 98 herë mbi koston. Çmenduri i vërtetë. E shisnin me 60 te biznesi, me 70 te konsumatori deri në 300 kw, dhe nuk kishte asnjë humbje. Pra, kriza që përmend Rama për energjinë elektrike ka në themel vetëm vjedhjet nëpërmjet tregtimit të energjisë. Në qoftë se guxon të rrisësh çmimin e energjisë për konsumatorin, në mënyrë absolute do të përballesh me revoltën me popullore që ka vendi dhe unë ju bëj thirrje qytetarëve që të përgatiteni me të gjitha mundësitë ndaj këtyre njeriu që s’bën gjë tjetër veçse punon për të pasuruar veten e tij, familjarët e tij.  PD do të organizojë një nga revolta më të fuqishme që ka pasur vendi. Edhe tani po i zbrazin digat. Kuotat po zbresin sepse aty është shndërruar një minierë shumë më e madhe se sa Shara për të vjedhur qytetarët shqiptarë.”, u shpreh ndër të tjera Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.