LAJMI I FUNDIT

“Bomba” e merkatos/ Të gjithë të çmendur pas Armando Brojës, sulmuesin e Kombëtares e do dhe Real Madridi!

10:08 - 29.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armando Broja ka spikatur me paraqitjet e tij sezonin e kaluar me fanellën e Sauthemptonit, teksa shumë skuadra janë të gatshme ta bëjnë për vete sulmuesin e Kombëtares shqiptare.




Së fundmi prestigjiozja iberike “AS”, ka hapur faqen e parë me objektivat e Realit të Madridit në merkato dhe mes tyre është dhe Armando Broja. Një lajm i bujshëm që vjen nga Spanja ku sulmuesi 20-vjeçar është në “radarët” e një ndër klubet më të mëdha në botë.

Së bashku me të si objektiva të merkatos janë edhe Okafor, Ruter, Sesko, Burkardi, Simiç, Brobi dhe Kalajxhiç. Pas eksperiencës si i huazuar te Sauthemptoni, Broja është rikthyer te Çelsi dhe e ardhmja e tij është ende në dyshim të madh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.