AKTUALITET

Çështja I.M, Filip Talos i vihet në dispozicion materiali kush e spiunoi

20:11 - 29.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Filip Talo mori këtë të premte të gjitha materialet që Sigurimi i Shtetit kishte për të.




Rreth orës 18:00 ai u largua nga Autoriteti i Dosjeve i shoqëruar nga një prej punonjësve të këtij institucioni.

Talo, shok fakulteti me ish-presidentin e republikës, Ilir Meta po lakohet kohët e fundit si personi që u spiunua nga ky i fundit teksa tentonte të arratisej para viteve ‘90.

Vetë Talo ka mohuar të ketë qenë ish-presidenti Meta personi që e spiunoi. Po ashtu, Meta e quan të gjithën një lojë politike.

Por Autoriteti i Dosjeve mendon ndryshe. Në shkresën drejtuar kuvendit, ku kërkonte ndryshimin e ligjit, autoriteti thotë se për presidentin janë gjetur materiale në dosjet e ish-Sigurimit, që mund t’i kushtojnë certifikatën e pastërtisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.