LAJMI I FUNDIT

Enis Bardhi “bie në radarët” e klubit grek, 3 milionë euro në tavolinën e Leavante

17:39 - 29.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lojtari nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi, është vënë në shënjestër të Olympiacos sipas raportimeve të mediave spanjolle.




Mesfushori 27-vjeçar i Levantes, i cili luajti 32 ndeshje në La Liga sezonin e kaluar, është nën kontratë deri në vitin 2024, por sipas raportit, bisedimet kanë filluar për një lëvizje te skuadra e Pireut.

Transferimi mund të realizohet për 3 milionë euro. Bardhi është një lojtar kyç i Levantes dhe në total me ngjyrat e skuadrës spanjolle ka luajtur 162 ndeshje, në të cilat ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar 15 herë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.