BLUETOOTH

Johnny Depp fitoi 3.5 milionë dollarë në pak orë nga koleksioni i tij i parë i artit

14:23 - 29.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përveç aktrimit, Johnny Depp ka edhe talente të tjera dhe shuma e madhe që arriti të fitonte në pak orë e vërteton këtë.




Aktori hollivudian, emri i të cilit ka qenë vazhdimisht në media kohët e fundit, për shkak të gjyqit ndaj Amber Heard, ku doli fituese, së fundmi e ka “hedhur” në treg edhe disa piktura.

Më konkretisht, Johnny Depp fitoi 3.5 milionë dollarë në vetëm pak orë nga koleksioni i tij i parë i artit. Sipas BBC, aktori shiti 780 vepra në total, të cilat i ekspozoi në 37 galeri të Castle Fine Art.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Johnny Depp (@johnnydepp)

Në veprat e tij shfaqen miqtë e tij, të njohurit dhe njerëzit që e kanë frymëzuar herë pas here, si Keith Richards dhe Elizabeth Taylor.

Në një intervistë të mëparshme, Johnny Depp deklaroi për veprat e tij: “Unë e kam përdorur gjithmonë artin për të shprehur ndjenjat e mia dhe për të kapur ata që kanë më shumë rëndësi për mua, si familja ime, miqtë e mi dhe njerëzit që admiroj. Pikturat rrethojnë jetën time, por unë i mbajta për vete dhe u kufizuara. Askush nuk duhet të kufizohet kurrë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Johnny Depp (@johnnydepp)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.