LAJMI I FUNDIT

Koalicioni me Ilir Metën dhe aksioni opozitar, Berisha: Betja jonë është shpëtimi i  Shqipërisë, e cila ndodhet në rrezik!

12:43 - 29.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish – Kryeministri Berisha foli edhe për koalicionin me Ilir Metën por edhe për kalendarin e protestave dhe intensifikimin e aksionit të tyre opozitar.




Sipas Berishës koalicioni do të jetë shumë i fortë dhe beteja e këtij koalicioni është pikërisht shpëtimi i  Shqipërisë, e cila ndodhet në rrezik.

A keni një koalicion formal me z. Meta dhe a keni diskutuar për kalendarin e protestave?

Koalicioni do të jetë shumë i fortë, por siç e dini në këtë betejë jemi një front në shpëtimin e Shqipërisë. Shqipëria në rrezik është një moto reale që po e ndjen çdo shqiptar. Çdo qytetar që po përjeton vjedhjen e qeverisë.

Me aferën e djegësave, ato para që po harxhohen aty, do të mjaftonin që të gjithë pensionistët të merrnin nga një pension të dytë.

Që nga data 2 qershor Edi Rama ka vendosur black-out sepse nuk do që ju të merrni informacione në lidhje me transfertat e organizatës së tij kriminale. Ndaj edhe ai ka vendosur black-out-in e plotë në thesarin online të shtetit.

A po synon opozita një intensifikim të aksionit të saj në muajin shtator?

Natyrisht nuk ka asnjë formë tjetër për ardhjen në pushtet, përveç votës së lirë të shqiptarëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.