Kryesore

I.M bashkëpuntor sigurimi/ Berisha: E qartë që ishte Ilir Murati, kurthin Metës ia ngriti Rama dhe Shërbimi Informativ!

13:00 - 29.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sali Berisha akuzoi Edi Ramën dhe struktura të Shërbimit Informativ Shtetëror për sajimin e kurthit që e nxerr Ilir Metën bashkëpuntor të sigurimit të shtetit. Sipas Berishës, ishte e qartë nga emaili anonim se spiuni ishte Ilir Murati, por Genta Sula e autoritetit të dosjeve u detyrua të përmendë emrin e Ilir Metës.




“Edi Rama bashkë me Shërbimin Informativ e ka organizuar këtë. E ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth.
Cilido që lexon emailin e ka të qartë se I.M është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Talo është nga Librazhdi dhe ska asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën. Edi Rama ka keqshfrytëzuar në mënyrën më të shpifur qoftë kryetaren e autoritetit, qoftë Lindita Nikollën.

Në dokumentin që Genta Sula i dërgon Lindita Nikollës akuzon direkt Ilir Metën për bashkëpuntor të Sigurimit të Shtetit. Akt i pashembullt!

Kjo zonjë është keqshfrytëzuar në mënyrë ekstreme nga Edi Rama për arsye që ajo i di vetë, por që do të zbardhen. Mbi bazën e këtij dokumenti të zbardhur nga SHIKU për herë të parë në jetën e saj Linda e parlamentit del dhe u thotë shqiptarëve se jam e tronditur nga dokumenti që ka dalë.

Ky është metoda që përdor SHISH për fabrikim dokumentash. Situate ligjore në Shqipëri. Në vitin 1995 u miratua ligji për lustracionin sipas modelit cekosllovak. Berisha e mori e përktheu fjalë për fjalë dhe e coin ë parlament. Ligji kishte lustracionin. Pengohej të merrte pjesë e gjithë persekutoret. Ilir Meta mori certifikatën. Po të mos merrte nuk bëhej pjesë e kuvendit. Socialistët erdhën në pushtet. Ligjin e mbajtën dhe lustracionin e hoqën. Parlamenti ka pas me dhjetëra bashkëpuntorë të sigurimit, është drejtuar nga sigurimi. Kur erdha në pushtet e solla përsëri lustracionin. Ligjin e rrëzoi plotësisht Gjykata Kushtetuese. Në mënyrë të padrejtë por e tha gjykata. Në 2015, PD dërgoi amendamentet e lustracionit. Edi rama dhe PS I kundërshtoi në mënyrë kategorike.

Po të mos ishet Rama që urdhëron Genta Sulën dhe Lindën e parlamentit, kishte shteg ligjor të plotë. Nuk ekziston ligji lustracionit por ligji I dënimit të krimeve të komunizmit. Sipas tij, çdo qytetar ka të drejtë të çojë në gjykatë persekutorin, torturuesin vrasësin e familjarëve të tij. Këto dy zonja pot ë mos kishin rolin e të keqpërdorurave nga rama kishin tagër të orientonin qytetarin ti thonin shko në gjykatë, padite ilir metën. Por u dilte që filip talon nuk e kishte persekutuar ilir meta, se mund të ketë dhjetëra Ilir Meta që korrespondojnë” tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.