BLUETOOTH

Në koncert këndonte dhe ish-gruaja Tarifa, Zaloshnja ‘shpërthen’ ndaj Florit dhe miqve të tij: Çfarë janë këto b*le mër?

18:52 - 29.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Muzikanti Erjon Zaloshnja, ka shpërthyer në kritika ndaj disa prej këngëtarëve që ishin të pranishëm në koncertin e organizuar nga qeveria në Tiranë, mbrëmjen e djeshme.




Zaloshnja ka kritikuar performancën e Flori Mumajesit, Klajdi Harunit dhe Brunos, të cilët në çdo dalje të tyre shfaqen me nga një peshqir të bardhë me vete, për të fshirë djersët. Ironia qëndron në faktin se asnjë prej tyre, as mbrëmjen e djeshme nuk këndoi live por me playback.

“Çër jane kta bole me peshqir mqaf mer se na hapen barkun”, shkruan muzikanti në një postim në rrjetet sociale, ndërkohë që në komente ka shprehur rezerva për nivelin e kengëtarëve që performuan mbrëmjen e djeshme.

Në mesin e këngëtarëve që ishin ftuar nga qeveria për këtë koncert, ishte dhe ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja Eneda Tarifa.

Zaloshnja dhe të tjerë ndjekës të tij, me nota humori dhe ironie kanë komentuar Mumajesin, i cili doli mbrëmjen e djeshme në skenë pas një periudhe që nuk ishte parë në aktivitete publike.

‘Te kishin bo beton te pakten se do e bonin me mire se te knumen. Do i bonte edhe mire fizikisht se ju shko pesha mesatare ne grup 130 kile per shoq! Tre burra mbipeshe me rroba te ngushta qe knojne ne unison me zo te trashe. A ka mo keq se kaq?!”, shkruan mes të tjerave në komente Zaloshnja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.