LAJMI I FUNDIT

Në pritje të shpërthimit! Dy klube të Serisë B interesohen për sulmuesin shqiptar

22:44 - 29.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Panoramasport.al/ “Sirena” nga Seria B për sulmuesin shqiptar Aristidi Kolaj. Sipas medias italiane “Tuttomercatoweb”, 23-vjeçari, i cili në të kaluarën është aktivizuar me Kombëtaren Shpresa, ka përfunduar në “radarët” e Frosinones dhe Modenës.




Kolaj aktualisht është pjesë e Alesandrias, që sezonin e shkuar nuk mundi të siguronte mbijetesën në Serinë B. Shqiptari kërkon një tjetër aventurë në Serinë B, teksa transferimi te Frosinone apo Modenona, do të ishte një hap përpara në karrierën e tij.

Kolaj

Në Serinë B, Kolaj është aktivizuar 20 ndeshje në total, ku ka shënuar 1 gol në 750 minuta të aktivizuara. Ai është një produkt i akademisë së Komos, ndërkohë që është rritur si futbollist tek akademia e Sasuolos, teksa më pas u transferua te Pro Partia dhe Alesandria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.