BLUETOOTH

VIDEO/ Wanda Nara “tërbohet” në festë, një burrë misterioz i puth gjoksin, a e ka parë Icardi këtë?

19:05 - 29.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bëj kujdes Icardi, sepse qenka një burrë misterioz që do të donte ta joshte Wanda Nara! Teksa sulmuesi argjentinas është në turneun parasezonal në Japoni me PSG-në, bashkëshortja e tij po shijon pushimet në Ibiza me motrën e saj, Zaira dhe disa miq.




Në një prej mbrëmjeve ka ndodhur e pamenduara në Ishujt Balearikë. Atje, Wanda mori pjesë në koncertin e artistit portorikan Ozuna, duke postuar edhe disa video në Instagram.

Pikërisht gjatë një prej këtyre lidhjeve “live” shihet një burrë misterioz që i afrohet dekoltesë së Zonjës Icardit dhe kërkon një puthje! Jo vetëm kaq, burri më pas provoi disa herë afrimin me showgirl-in dhe agjenten e futbollit. Videoja shumë shpejt bëri xhiron e rrjeteve sociale, u kthye në diçka tejet “virale”.

Në Argjentinë, disa kanë spekuluar se është një mik i vetë Wandës, ndërsa të tjerë kanë bërë të ditur se mund të jetë një pjesëtar i stafit të saj. Sidoqoftë, imazhet eksplicite nuk duhet t’i kenë pëlqyer shumë Mauritos.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.