LAJMI I FUNDIT

Zgjedhjet vendore në prag, cili është aksioni i opozitës?/ Berisha: PD do të bëjë gjithçka që vota e shqiptarëve të numërohet një më një dhe të jetë e lirë!

13:00 - 29.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lideri demokrat, Sali Berisha, në deklaratën me mediat, u shpreh se Shërbimi Informativ është përdorur nga Rama kundër kundërshtarëve të tij politikë, për të hequr vëmendjen nga skandalet e mëdha të qeverisë së tij dhe vjedhjet e tmerrshme që ka kryer.




“Gjithçka këtu është një përpjekje për të përdorur Shërbimin Informativ kundër kundërshtarëve politikë. Këtë mund ta bëjë vetëm një njeri si Edi Rama, i cili i bën këto për të hequr vëmendjen nga vjedhjet e tmerrshme që ka kryer, aferën e inceneratorëve, ndërtimi i rrugëve, aferën e Butrintit, aferën e Durrësit. Kjo ngrehinë është e kalbur dhe ju e ndieni se sa i disekuilibruar është ai. Parlamenti është kthyer ferr për atë.”, u shpreh ndër të tjerë Berisha.

PS do të kërkojë që të verifikohen subjektet pafarësisht nëse ka ose jo një certifikatë pastërtie figure?

Unë kam qenë për lustracionin. Ka qenë Edi Rama që zgjodhi modelin gjerman. Pazar me dosjen nuk mund të bëjë kurrë, sepse ka sanksione, ka direktiva nga Strasburgu. Shumë të qarta. Autoritetet gjermane kanë të njëjtin model, por pa lustracionin.  

Zgjedhjet vendore janë në prag. Si do të jetë organizimi juaj, pasi ju i keni provuar të gjitha? Duke pasur edhe parasysh faktin se sikurse e thoni ju keni një makineri propagande në pushtet…

PD është e vendosur të sakrifikojë dhe të bëjë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë. Të kisha qenë në krye të PD, Edi Rama kurrë nuk do të ishte sot këtu ku është. Ky është zotimi numër 1, më i rëndësishëm para shqiptarëve. Unë e kuptoj që janë shumë që nuk votojnë, por i garantoj që do bëj gjithçka që do i numëroj çdo votë. Edi Rama do mundet dhe është i pashpresë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.