AKTUALITET

AKU bllokon disa lloje patatinash dhe i bën thirrje qytetarëve: Kthejini ku i keni blerë, ja çfarë zbuluan analizat

12:45 - 30.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë që të mos konsumojnë patatinat e misrit “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”. Sipas AKU-së, në bazë të përgjigje të analizave të kryera në Gjermani, ka rezultuar se në këto patatina ka prani të alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë.




Më tej, u bëhet thirrje të gjithë personave që kanë blerë patatina të tilla, t’i kthejnë ato në pikën e shitjes ku i kanë marrë.

Njoftimi i AKU:

NJOFTIM PËR KONSUMATORIN!

Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, ku pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit.

Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.