BOTA

Fillon epoka e acartë/ Gazprom ndalon furnizimin me gaz në Letoni

10:25 - 30.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjigandi rus i gazit Gazprom njoftoi sot se ka ndërprerë furnizimin me gaz për Letoninë fqinje,  duke e akuzuar atë për shkelje të kushteve për marrjen e gazit.




Rusia tashmë ka ndërprerë furnizimin me gaz për Poloninë, Bullgarinë, Finlandën, Holandën dhe Danimarkën, të cilat refuzuan të paguajnë për gazin në mënyrën e përcaktuar me një dekret të Presidentit Vladimir Putin, i cili parashikon hapjen e llogarive në rubla në një bankë ruse, sipas një sistemi të ri të shlyerjes tregtare.

Rusia gjithashtu ka ndaluar shitjet e gazit për Shell Energy Europe në Gjermani.

Në njoftimin e sotëm, Gazprom nuk specifikoi se cilat kushte beson se Letonia ka shkelur. Dje, kompania letoneze e energjisë Latvijas Gaze tha se po blinte gaz nga Rusia dhe po paguante në euro në vend të rublave, siç kërkohet në marrëdhëniet e saj me Gazprom.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.