BOTA

Historia e pabesueshme e piktorit që u bë personi më radioaktiv dhe jetoi për 20 vjet (Video)

07:54 - 30.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vitin 1945 gjatë Projektit Manhattan (kërkim dhe zhvillim amerikan për ndërtimin e bombës bërthamore) shkencëtarët donin të dinin se çfarë lloj efektesh kishte plutoniumi në trupin e njeriut.




Njerëzit e përfshirë në Projektin Manhattan po studionin plutoniumin, i cili ishte zbuluar vetëm në vitin 1940 dhe donin të dinin se si funksiononte. Në eksperiment morën pjesë gjithsej 18 persona, të moshës 4-69 vjeç. Midis tyre ishte piktori-dekorator Albert Stevens.

Stevens u zgjodh për të marrë pjesë në eksperiment, sepse mjekët menduan se ai kishte kancer në stomak dhe menduan se ishte i dënuar të vdiste. Kështu ata menduan se ai mund t’i nënshtrohej këtij testi tepër të rrezikshëm pa dijeninë ose pëlqimin e tij. Një dëshmi konfirmon se piktori nuk ishte i informuar për injektimin dhe iu gjet 131 kBq (3.55 µCi) plutonium i cili mbeti në trupin e tij për pjesën tjetër të jetës së tij.

Megjithatë, vetëm katër ditë pasi u injektua me dozën e madhe të plutoniumit, u zbulua se ajo që ata mendonin se ishte kanceri i stomakut ishte në të vërtetë një ulçerë. Ai shkoi në operacion, por mjekët as që u munduan t’i tregonin të vërtetën dhe kur u shërua e dërguan në shtëpi.

Në 20 vitet e mbetura të jetës së tij, ai grumbulloi një dozë rrezatimi efektive prej 6400 rem (300 rem në vit). Doza aktuale e lejuar vjetore për një punonjës të rrezatimit në Shtetet e Bashkuara është 5 rem. Doza vjetore e Stevens ishte rreth 60 herë më shumë.

Gjëja mbresëlënëse dhe e çuditshme është se anëtarët e tjerë të grupit që morën pjesë në eksperiment gjithashtu i mbijetuan ekspozimit të tyre ndaj plutoniumit, i cili mbeti në trupin e tyre për pjesën tjetër të jetës së tyre. Tetë anëtarë të grupit vdiqën brenda dy viteve nga eksperimenti, por shkaqet e vdekjes së tyre iu atribuuan problemeve që ata po përjetonin.

Stevens vdiq 20 vjet pas eksperimentit, në moshën 79-vjeçare, nga një atak në zemër. Nëntë vjet pas vdekjes së tij, eshtrat e tij të djegura u zhvarrosën dhe u dërguan në Qendrën Kombëtare Laboratorike


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.