SPORT

Ndërhyrje e dhunshme ndaj Alvaro Moratës, futbollistin e Junajtid e tradhtojnë nervat dhe ndëshkohet me karton (VIDEO)

17:27 - 30.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mançester Junajtid  ka pësuar humbjen e parë në epokën e trajnerit Erik Ten Hag. Në miqësoren e zhvilluar përballë Atletikos së Madridit.




“Djajtë e Kuq” u mposhtën me rezultatin e ngushtë 0-1. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 86-të nga Zhoao Feliks. Në këtë përballje nuk mungoi as tensioni, teksa mesfushori i Junajtid, Fred, u ndëshkua me karton të kuq për një gjest të dhunshëm ndaj Alvaro Moratës.

Braziliani është dërguar para kohe në dhomat e zhveshjes në minutat e fundit të ndeshjes së luajtur në Oslo pasi ka goditur sulmuesin spanjoll teksa ai ishte i shtrirë në tokë.

Vlen të theksohet se pjesa e dytë u karakterizua nga zëvendësimet e shumta.  Eriksen debutoi me “Djajtë e Kuq” pasi zëvëndësoi Antoni Marsial në minutën e 69-të./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.