AKTUALITET

Qeveria ofron 30 mijë lekë për çdo hektarë grurë/ Braçe: Jam shumë i gëzuar, betejat ia vlejnë!

10:17 - 30.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të subvencionuar me 30 mijë lekë të reja për hektarë të gjithë bujqit që do të mbjellin grurë sezonin e ardhshëm.




Ai shprehet se bujqit do të marrin lajmin e mirë dhe do të bashkohen për të bërë më shumë se një hektarë në mënyrë që të përfitojnë nga shpërblimi i ofruar nga qeveria.

“Jam shumë i gëzuat për vendimin e qeverisë dedikuar bujqësisë. Janë tre në një dhe natyrisht janë gjëja e duhur që duhet bërë, Mund të ishin bërë edhe më herët por unë mendoj se jam në kohë. 30 mijë lekë për hektarë për të gjithë bujqit që do të kultivojnë grurin nga shtatori në vijim. E shoh vendimin e sotëm të qeverisë si një politikë në funksion të këtij plani.

Bujqit do të marrin lajmin e mirë dhe të bashkohen për të bërë më shumë se një hektarë. Shkon diku te 300 euro për hektarë. I gëzuar edhe për paratë që shtohen për naftën falas për bujqit. Për të plotësuar të gjitha aplikimet e bujqve. Bujqit tani do e marrin edhe më të fortë mesazhin se ata që kanë aplikuar për naftë do të përfitojnë dhe ata që kanë gënjyer për të marrë naftë do të ndëshkohen përjetë. Sot në Lushnje kemi arritur të plotësojmë me naftë 50% të bujqve.

Në Divjakë jemi nën 50%. Është hera e parë që do të mbështeten kaq shumë. I gëzuar jam edhe për peshkatarët sepse ata kishin nevojë për mbështetje për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Jam i gëzuar edhe për ta. Është gjëja e duhur. Betejat ia vlejnë. Më besoni mua”, tha ai


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.